Katalonjë,nuk ka kompromis për
pavarësinë,mbreti zhgënjeu

Katalonjë,nuk ka kompromis për<br />pavarësinë,mbreti zhgënjeu
Mbreti Fillip VI duhet të respektonte të gjithë katalanasit, por ai vendosi të mbështeste tezën e Madridit kështu që zhgënjeu shumë njerëz që shpesh kanë qenë përkrah tij.

Kështu presidenti katalanas Carles Puigdemont i është referuar drejtpërserdrejti në Barcelonë mbretit spanjoll pas deklaratave të këtij të fundit një ditë më herët.

Lideri katalan Carles Puigdemont ka sulmuar Mbretin e Spanjës Felipen VI se ka injoruar qëllimisht miliona katalanas, pas votimit të diskutueshëm që u mbajt për pavarësinë.

Më herët gjatë javës, përmes një adresimi televiziv Mbreti i Spanjës e quajti ilegal dhe jodemokratik votimin e të dielës.

Sidoqoftë, komentet e mbretit nuk do ta ndalin Katalunjën nga shpallja e pavarësisë dhe Puigdemont ka lënë të kuptohet se kjo mund të ndodhë javën e ardhshme.“Kjo situatë kërkon ndërmjetësim,” u shpreh lideri katalan, që gjithashtu shtoi se mbreti ka refuzuar rolin pajtues që i jep kushtetuta spanjolle.

Në përgjigje, qeveria spanjolle në Madrid deklaroi se nuk do të pranonte “shantazhin” nga lideri katalan.

Puigdemont duhet të rikthehet në rrugën e ligjit, përpara se të zhvillohen negociata, shkruhej në një deklaratë të qeverisë.Kritikat ndaj mbretit, për Madridin zyrtar tregojnë se Puigdemont ishte “jashtë kontaktit me realitetin”.

Qeveria e kryeministrit Mariano Rajoy reagoi pas fjalimit të liderit katalanas, të cilit i kërkohet të tërheqë kërcënimin e shkëputjes së rajonit të pasur autonom.

Nga ana tjetër Puigdemont përmendi edhe ndërmjetësimin ndërkombëtar por Europa është tërhequr. Për Puigdemont, ky është një moment që kërkon ndërmjetësim, por monarku ka refuzuar ta marrë përsipër rolin që i ofron Kushtetuta spanjolle, duke u rreshtuar në krah të qeverisë së Rajoyt.


  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër