Tetë politikanët u arrestuan muajin e kaluar, ndërsa lideri i tyre, Carles Puigdemont arriti të arratisej në Belgjikë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e rebelimit dhe kryengritjes, për shkak të organizimit të referendumit për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.
Ata që këtë të hënë fituan lirinë do t’u duhet megjithatë të paguajnë një garanci prej 100 mijë euro secili. Ndërsa ata që do të vijojnë periudhën e burgimit janë zëvendësi i zotit Puigdemont, Oriol Jungueras dhe ish-ministri i Brendshëm rajonal, Joaquim Forn.
Ndërkohë, në qeli vazhdojnë të qëndrojnë edhe dy liderët separatistë Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart. Lëvizja e fundit e gjykatës spanjolle ka ardhur një ditë para nisjes së fushatës për zgjedhjet e 21 dhjetorit në Katalonjë.
Një sondazh i ri sugjeron se partitë pro-pavarësisë nga Spanja do të pësojnë një rënie të lehtë në këtë proces. Anketa është realizuar nga Qendra Spanjolle për Kërkimet Shoqërore mes votuesve katalanas në fund të nëntorit.
G.F. / Shqiptarja.com












