Parlamenti Europian ka reaguar për herë të parë lidhur me zhvillimet në Spanjë, ku rajoni autonom prej 7 milionë banorësh, Katalonja, votoi një ditë më parë në referendumin për pavarësi. Në një deklaratë, zëdhënësja e PE, Margaritis Schinas, tha se sipas përcaktimeve të Kushtetutës spanjolle, referendumi është i paligjshëm. "Sipas Kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonja nuk ishte ligjor", tha ajo.
/Shqiptarja.com
Zëdhënësja e PE saktësoi gjithashtu se dhuna nuk është rruga e duhur për të ardhmen. Gjithashtu, PE i bëri thirrje Madridit që të hapë dialogun me krerët e Katalonjës dhe të arrihet një rrugëzgjidhje e përbashkët që shmang përplasjet në të ardhmen. "Dhuna nuk është instrument politik. Spanja duhet të hapë dialogun".
Rreth 2.26 milionë qytetarë me të drejtë vote në rajonin autonom të Katalonjës i dhanë 'Po' referendumit për pavarësi nga Spanja. Votimi i një dite më parë u shoqërua me përleshje mes policisë dhe separatistëve ku mbetën të plagosur rreth 100 separatistë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com





