Katalonja përfshihet nga protesta
dhe grevat, paralizohet rajoni 

Katalonja përfshihet nga protesta<br />dhe grevat, paralizohet rajoni 
Protestuesit janë duke bllokuar rrugët kryesore të Katalonjës dhe shërbimi i transportit publik është duke shkuar drejt mbylljes për shkak të grevës së përgjihtshme për shkak të grevës së përgjithshme të thirrur nga “Unioni i Tregtisë së Katalunjës”.

Të paktën 25 protesta numërohen deri tani në territorin e Katalonjës, ku janë bllokuar të arteriet më të rëndësishme rrugore të vendit. Burime për BBC nga Unioni i Tregtisë kanë bërë me dije se edhe porti i Barcelonës nuk është duke funksionuar, ndërkohë aeroporti i qytetit El Prat dhe sistemi i taksive të tij janë duke punuar normalisht.

Shumë biznese të vegjël janë mbyllur në të gjithë vendin dhe shkollat, universitetet e Spitalet janë mbyllur ose janë duke ofruar shërbimet e tyre në minimum.Tregu më i madh i Barcelonës, Mercabarna, është mbyllur duke çuar në mbyllje e 770 bizneseve ushqimore.

Greva është duke u realizuar në shenjë proteste për “dhunimin e rëndë të të drejtave dhe lirive” të cilat u panë gjatë votimit të të dielës. Rreth 900 persona u lënduan nga policia spanjolle gjatë referendumit të ditës së diel, të cilin qeveria qendrore në Madrid e kishte shpallur të jashtëligjshëm.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave