Katalonja vendos sot nëse do
të shpalli pavarsinë nga Spanja

Katalonja vendos sot nëse do<br />të shpalli pavarsinë nga Spanja<br>
Ditën e sotme Spanja pritet të pezulloj autonominë e Katalonjës, i ka vendosur ultimatum të heqi dorë nga përpjekja për pavarsi, deri në orën 10:00.  

Pas referendumit të 1 tetorit, udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont, sipas disa burimeve, thuhet se ka nënshkruar deklaratën për pavarësi, gjë të cilën nuk pranoi nëse Katalonia kishte shpallur pavarsinë nga një afat i qeverisë spanjolle, duke bërë thirrje për bisedime.

Kjo përgjigje u hodh poshtë nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, i cili i dha afat deri ditën e sotme të tërhiqet, ose Madridi do të zbatoj nenin 155, i cili do të anashkalonte autoritetet autonome të Katalonjës.

Pa mbajtjes së referendumit qeveria spanjolle ushtroj presion politik, por edhe ndërhyri nëpërmjet policisë duke arrestuar organizuesit e referendumit. Kjo nxiti me mijëra protestues të zbrisnin në bulevardin e famshëm të Passeig de Gracia,  të Barcelonës, për të kundërshtuar arrestimin e zyrtarëve Katalanas.Protestat u mbajtën edhe në qytetet e tjera të Katalonjës, Valencia, Majorca dhe Madrid.

Sipas disa raporteve, Carles Puigdemont do të këmbëngulë për pavarësi, por ka frikë se një gjë e tillë mund të çojë në trazira në Katalonjë. Mbetet për tu parë se çfarë zhvillimesh do të kemi në vazhdimësi.

Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel

Nga ‘sevapi’ i Damianit për Berishën te Salianji 4 vite në Apel