Katalonjë, qyteti i Girona shpall
mbretin spanjoll “non- grata”

Katalonjë, qyteti i Girona shpall<br />mbretin spanjoll “non- grata”<br>
Këshilli i qytetit të Gironas në Katalonjë, ka deklaruar mbrëmjen e mërkurë se do të shpallte mbretin spanjoll, Filipe VI, “persona non- grata”, për shkak të kritikave të tij ndaj referendumit të pavarësisë së rajonit.

Mbreti Filipe VI mbështet masat e rrepta të vendosura nga autoritetet qendrore në Madrid ndaj Katalunjës, për shkak të referendumit të pavarësisë, të cilin qeveria qendrore e ka cilësuar të paligjshëm.

Gjithashtu “persona non- grata” është shpallur edhe përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalonjë, Eric Millo. Në referendumin  e zhvilluar më 1 tetor, mbi 90% e më shumë se 2.2  milionë qytetarët të Katalonjës, të cilët morën pjesë në votim, mbështetën shkëputjen nga Spanja.

Disa ditë më vonë referendumit, autoritetet qendrore spanjolle vendosën të aktivizonin nenin 155 të Kushtetutës spanjolle, i cili parashikon pezullimin e autonomisë së Katalonjës. Gjithashtu qeveria spanjolle ka njoftuar edhe vendimin e sa për të shpërndatë qeverinë katalanase dhe për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në parlamentin rajonal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore