KATAR - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, e njohur ndryshe si COP 18 është hapur në kryeqytetin Doha të Katarit. Përfaqësues nga rreth 200 vende të botës kanë filluar bisedimet dy-javore, të cilat synojnë reduktimin e çlirimit të gazeve të efektit serrë.

Sipas Bankës Botërore, përmbytjet në zonat bregdetare apo ishujt janë si pasojë e rritjes së temperaturave globale që vazhdojnë të rriten.

Delegatët shpresojnë të hartojnë një plan veprimi e cila do të finalizohet deri në vitin 2015 dhe që do të hyj në fuqi në vitin 2020.

Gjithashtu në këtë samit do të diskutohet edhe për shtyrjen e afatit të Protokollit të Kiottos. Traktati i cili skadon këtë vit,u kërkon vendeve të zhvillim të ulin çlirimin e gazeve të efektit serrë me 5 për qind më pak se nivelet e vitit 1990.

Për dy javët e ardhshme, delegatët do të negociojnë për një plan kompleks për të luftuar ngrohjen globale gjatë dekadave të ardhshme.

(lc/shqiptarja.com)