KATAR 2022/ Argjentina 'merr hak' kundër Kroacisë dhe e mposht 3-0, Lionel Messi në finalen e Botërorit! 'Pleshti' një hap larg historisë (VDEO)

FT/ Argjentinë 3 - 0 Kroaci (Messi 34', Alvarez 39', 69')

Argjentina fitoi 3-0 me Kroacinë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës dhe bëhet finalistja e parë e "Katar 2022". Në stadiumin "Lusail Iconic" skuadra e Lionel Scalonit nuk e vendosi në diskutim fitoren duke dominuar me raste të pastra. Lionel Messi në minutën e 34 dhe Alvarez në minutat 39 dhe 69 vendosën ndeshjen. "Pleshti" shkëlqeu në këtë përballje duke shënuar një gol dhe asistuar për Alvarez.

"Albiceleste" prek finalen e gjashtë të Botërorit, nga të cilat dy herë ka triumfuar (1978, 1986). Tetë vite nga finalja e fundit për Messin, kapiteni i Argjentinës ia del të shkojë në një tjetër finale të madhe duke kërkuar të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në botë për herë të parë.

Tanimë Argjentina pret e qetë ndeshjen e nesërme mes Marokut dhe Francës për të mësuar kundërshtarin e finales së madhe që luhet në Doha të diel në 16:00.

VIDEO:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
VIDEO/ Argjentina do tentojë trofeun e Kupës së Botës, gazetari shqiptar feston ndryshe! Heq derën e dhomës

1670967235_finalprojekt.00050024.Still002.jpg

Gazetari Berat Buzhala e ka festuar ndryshe kalimin e Argjentinës në finalen e Botërorit "Katar 2022". Shqiptari i Kosovës ka hequr një nga dyert e shtëpisë nga festa e madhe për kalimin e skuadrës së Argjentinës në finale.

Ora 22:29
Argjentina në finale, Messi: Kërkuam besim sepse e dinim që do ishim këtu

Argjentina fitoi 3-0 me Kroacinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës duke marrë biletën për në finalen e madhe të 18 dhjetorit. Pas ndeshjes kapiteni Lionel Messi i Argjentinës tregoi përjetimin.

"Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim. Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka. Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare", tha Messi.

Ora 21:32
VIDEO/ Ndalni Messin! 'Pleshti' çorodit mbrojtjen kroate, Argjentina shënon golin e 3-të

69' / Argjentinë 3-0 Kroaci. Alvarez shënon golin e dytë personal dhe të tretin te Argjentina. Lionel Messi bën çfarë do kundër Gvardiol dhe shërben për sulmuesin e City që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e tretë.

Ora 20:41
VIDEO/ Kundërsulm model dhe 50 metër sprint, Argjentina shënon golin e dytë! Kroacia 'në tapet'

39' / Argjentinë 2-0 Kroaci. Julian Alvarez shënon golin e dytë për Argjentinën. 50 metër sprint nga sulmuesi që është me fat në dy raste me topin që bën ping-pong në zonë dhe më pas përfundon në rrjetë.

Ora 20:34
VIDEO/ Penallti dhe gol, Lionel Messi kalon në avantazh Argjentinën

34' / Argjentinë 1-0 Kroaci. Lionel Messi shënon golin e parë të ndeshjes. Një aksion i bukur nga Alvarez bën që Livakovic të rrëzojë sulmuesin në zonë, me Orsaton që ka akorduar 11 metërsh. Nga pika e bardhë Messi nuk mund të gabonte duke dërguar Albicelesten në avantazh.

Ora 19:31
Rekordet unike që Lionel Messi i ka thyer ose mund t'i kalojë në ndeshjen e sotme

Argjentina dhe Kroacia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. FIFA ka publikuar disa prej rekordeve që Lionel Messi i ka barazuar, apo është pranë për t'i kaluar në Kupat e Botës.

Ato përfshijnë:

- Messi ka 24 paraqitje në Kupat e Botës, një më pak se rekordi që mbahet nga Lothar Matthaus.

- Messi dhe Rafa Marquez kanë së bashku më së shumti paraqitje si kapiten në Botërore, 18 gjithsej.

- Messi mund ta thyejë rekordin e Paulo Maldinit për më shumë minuta të zhvilluara në Kupat e Botës (2,217), nëse ndeshja e sotme shkon në shtesë.

- Gabriel Batistuta dhe Messi janë golashënuesit më të mirë të Argjentinës në Kupën e Botës me nga dhjetë gola.

Ora 19:22
VIDEO/ 40 minuta para ndeshjes në Kupën e Botës, fanellë gjigante në ajër me emrin e Messit

Argjentina dhe Kroacia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Në Argjentinë janë të "çmendur" pas futbollit, teksa në Rosario që është vendlindja e Lionel Messit është shfaqur një fanellë gjigante me emrin e yllit të futbollit. Një helikopter mbante të varur fanellën bardhekaltër me numrin 10 dhe emrin e Messit, teksa argjentinasit presin shumë nga "Pleshti" sot.

Ora 19:13
VIDEO/ Missi që trazoi Katarin, Ivana Knoll zgjedh fituesin e Argjentinë - Kroaci! E pëson bashkëkombasi

Ish-miss Kroacia, Ivana Knoll është kthyer në personazh gjatë Botërorit të Katarit. Me veshjet e saj provokuese ajo ka marrë vëmendjen e fansave në stadium dhe mediave sociale. Së fundmi, në një provë se cili ekip fiton sot mes Kroacisë dhe Argjentinës, bukuroshja ka zgjedhur vendin e saj por në një ushtrim që nuk ka kaluar pa pasoja për bashkëkombasin e saj.

Ora 18:56
Serbët i vranë gjyshin në 18 dhjetor, Modric kërkon finalen e Botërorit: Kam të njëjtin emër si ai

Kroacia dhe Portugalia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Kapiteni kroat, Luka Modric ka bërë një rrëfim për faqen e FIFA në dokumentarin "Kapitenët" duke treguar se në 18 dhjetor të 1990 serbët i vranë gjyshin që kishte të njëjtin emër me të. Në kulmin e luftës për pavarësi nga serbët, shumë kroatë humbën jetën. Modric ka kujtime të zymta nga ajo kohë, teksa kërkon finalen e Kupës së Botës në një datë që ai e kujton për keq.    

"Unë ende e mbaj mend shumë mirë gjyshin tim. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur, por ai padyshim është atje lart duke më parë. E di që do të jetë krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtim. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli i tij e më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’. Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin", tregon Modric.

Ora 18:17
VIDEO/ Çmenduri në prag të ndeshjes së Botërorit, tifozët e Argjentinës dalin me tank në qytet

Argjentina dhe Kroacia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Në prag të ndeshjes tifozët e amerikano-latinëve kanë dalë në rrugët e qyteteve të tyre me tank. E çuditshme sesi është siguruar një mjet lufte, ndërsa duket se ata nuk ndalen në mbështetje të ekipit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/12/2022 20:51

    Mos shikoni me futboll se nuk eshte per tu pare,Armando Duka i FIFES ka percaktuar fituesin me kete maskarade !

    Përgjigju
  • Beni: 13/12/2022 20:39

    Sa qesharake eshte bere FIFA si FSHF e Dukes qe percakton fituesin e botrorit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë