KATAR - Qindra aktivistë kanë marshuar paqësisht në kryeqytetin e Katarit duke i kërkuar përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara që janë mbledhur në Doha, për të ndërmarrë masa urgjente mbi ndryshimet klimatike.

Përfaqësues nga rreth 200 vende të botës kanë filluar bisedimet dy-javore që prej 26 nëntorit, të cilët synojnë të arrijnë një marrëveshje mbi reduktimin e çlirimit të gazeve të efektit serrë.

Tesnim Eshab, aktivist i fondit South African Wildlife u shpreh se: "Ne jemi këtu në mënyrë paqësore për ti kërkuar liderëve politikë se duhet vepruar urgjent për të shmangur katastrofën globale” .

"Mesazhi është që të bëjë njerëzit në Katar të vetëdijshëm se ky është një problem i madh, dhe ne duhet të mbrojë mjedisin e cila është duke u prekur shumë nga ndryshimi i klimës - tha një tjetër aktiviste Aysha Mohammed.

Gjithashtu delegatët kanë rënë dakord për një zëvendësim të Protokollit te Kiotos deri në vitin 2015 dhe që më pas do të hyj në fuqi në vitin 2020.
Traktati i cili skadon në fund të vitit, u kërkon 40 vendeve të zhvilluara të ulin çlirimin e gazeve të efektit serrë me 5 për qind më pak se nivelet e vitit 1990.

Ndërkohë Banka Botërore ka dhënë alarmin se në vitet e ardhshme temperatura e tokës do të ngrihet me 4 gradë dhe kjo është një kataklizëm për vendet e varfra pasi do të shkaktojë një rënie të prodhimit të ushqimit, dhe rritje të nivelit të detit që do të vërë në rrezik jetën e milionave njerëz.

(lç/shqiptarja.com)