Katar, Basha kërkon mbështetje
për Tiranën

Katar, Basha kërkon mbështetje<br /> për Tiranën
KATAR – Bashkia e Tiranës deklaron se ka marrë mbështetjen e Katarit për disa prej projekteve kryesore për kryeqytetit. Në njoftim zyrtar të kësaj bashkie bëhet e ditur se gjatë vizitës në Katar, kryebashkiaku Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me Emirin e shtetit të Katarit Sheikh Hamad Bin Khalifa Al Thani. Kryebashkiaku Basha e ka njohur Emirin e Katarit me këto projekte, duke nisur me atë, për zgjatimin e bulevardit të Tiranës dhe interesin e madh që studiot më të famshme arkitekturore kanë shprehur, për hartimin e projektit të tij. Basha theksoi se më 9 mars, 7 nga 20 arkitektët më të famshëm të botës do të paraqesin projektet e tyre, para një jurie ndërkombëtare për bulevardin e ri të Tiranës. Basha bëri një prezantim edhe të projekteve të tjera, siç është ndërtimi i dy linjave të tramit, ndërtimi i terminalit të ri etj. Emiri i Katarit ka shprehur mbështetjen e tij dhe agjencive të investimeve të Katarit, për zhvillimin e projekteve publike të Bashkisë së Tiranës.
Sipas deklaratës zyrtare Emiri i Katarit e ka siguruar kryebashkiakun e Tiranës se do të angazhojë të gjithë strukturat e specializuara të shtetit të Katarit, për të nxitur dhe inkurajuar kompanitë e njohura të Katarit, për të investuar në Tiranë dhe Shqipëri.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024