Pamje nga Shpella Shove
DOHA, 22 qershor /ATSH-AFP/ - Shpella Shove në jug të Francës, e zbukuruar me pikturat më të vjetra të njohura deri më tani, u cilësua sot si pjesë e trashëgimisë botërore, njoftoi në Doha Komiteti i UNESCO-s.
Komiteti i trashëgimisë botërore cilësoi Shpellën e zbukuruar me harqe në formë ure e quajtur ndryshe Shove-Hark Ure, në Ardesh në Francë, si pjesë të trashëgimisë botërore, sipas tekstit të miratuar nga 21 vendet anëtare.
"Kjo shpellë gjigante, që ndodhet 25 metra nën tokë në një pllajë kalkare në jug të Francës, është një dëshmi unike dhe e jashtëzakonisht e konservuar", theksohet në komunikatën e Komitetit.
E mbetur e mbyllur për rreth 23 mijë vite pas një rrëzimi gurësh, dhe e rizbuluar më 18 dhjetor 1994 nga tre speleologë, Jean Marie Chauvet, Christian Hillaire dhe Eliette Brunel, ajo përmban më shumë se një mijë vizatime, dëshmi e krijimtarisë së parë artistike të njeriut, në paleolitikun e vonët, rreth 36 mijë vite më parë./
/G.S/