Katar, Presidenti Topi në samit
“Feja e shqiptarit, shqiptaria”

Katar, Presidenti Topi në samit<br />“Feja e shqiptarit, shqiptaria”
DOHA (KATAR) - Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në fjalimin drejtuar anëtarëve të Samitit të 4 Botëror të Aleancës së Qytetërimeve ka deklarur se shqiptarët ndjehen krenarë për historinë e lashtë të vendit dhe se Aleanca po jep kontribut në vendet që po ndryshojnë radikalisht.

“Ne jemi me të drejtë krenarë për historinë e kulturën e lashtë të Shqipërisë, si dhe për traditën shekullore të harmonisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet katër feve kryesore të vendit tonë. Këto monumente shpirtërore të ekuilibrit tonë kombëtar nuk janë vënë asnjëherë në dyshim dhe dëshmojnë se një bashkëjetesë e denjë kulturore dhe ndërfetare mund të ekzistojë vetëm mbi bazën e respektit për diversitetin”, tha presidenti Topi, i cili citoi për të pranishmit edhe thëniet e rilindasit të shquar Vaso Pasha: Feja e shqiptarit është shqiptaria.


SHQIPËRIA DHE STRATEGJIA E QYTETËRIMIT
”Aleanca e Qytetërimeve po luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit. Aktualisht, Shqipëria ka ngritur gjithë infrastrukturën e duhur për vënien në zbatim të qëllimeve të Aleancës. Ajo ka miratuar Strategjinë e Dialogut Ndërkulturor, Planin dyvjeçar të Veprimit, si dhe ka ngritur një Komitet ndër-dikasterial për ecurinë e këtyre dokumenteve themelorë. Synohet rritja e bashkëpunimit dhe zhvillimin e projekteve në fushat e arsimit, emigracionit, medias, rinisë dhe një pjesëmarrje sa më të gjerë të gruas në jetën politiko-shoqërore të vendit.
Ne besojmë se rritja e profesionalizmit dhe kultivimit arsimor, fisnikëron njeriun dhe e bën të ndjeshëm ndaj tjetrit, qoftë ky nga një vend i njëjtë apo i ndryshëm me të. Aktualisht, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i shkollave dhe universiteteve brenda vendit, dhe i të rinjve që studiojnë jashtë, në të gjitha kontinentet. Ata po bëhen në vazhdimësi ambasadorë të vlerave më të mira të popullit shqiptar. Dhe unë jam i sigurt, se kontributi i tyre në të ardhmen e vendit do të jetë i dukshëm dhe i prekshëm, duke sjellë larmishmërinë dhe më të mirën e kulturave të cilat kanë përthithur në këto vende, e do të kontribuojnë kështu në përparimin e Shqipërisë”, tha Topi gjatë fjalimit në Katar.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri

Spahiu: PD vasale Athinës / Imagjinoni partitë greke të kandidojnë një shqiptar në Çamëri