Katar - Emiri i Katarit, Sheiku Hamad ka dorëzuar pushtetin tek djali i tij, Sheik Tamim. Në një fjalim të transmetuar në televizion e Katarit, ai tha se është koha që një brez i ri të marrë pushtetin.
Një dorëzim paqësor është një gjë e rrallë për Gjirin arab, ku shumica e sundimtarëve qëndrojnë në pushtet për dekada të tëra, normalisht derisa ata vdesin. Sheikh Hamad, 61 vjeç, ka marrë pushtetin në vitin 1995.
Gjatë qeverisjes së tij ai ka liberalizuar politikën dhe ekonominë duke e bërë Katarin një aktor të rëndësishëm në diplomacinë rajonale dhë ndërkombëtare. Katari është një shtet i vogël prej 2 milionë banorësh në rajonin e Gjirit Persik i cili është zhvilluar me një shpejtësi të madhe dhe është eksportuesi më i madh i gazit në botë.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com