DOHA, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Qyteti historik i Xhedahut (Arabi Saudite), uzina "Van Nelle" në Roterdam (Holandë) si dhe tjerrja e mëndafshit e "Tomioka"-s në Gunma (Japoni) hynë sot në listën e trashëgimisë botërore të njerëzimit, njoftoi UNESCO-ja në Doha.
"Xhedahu ka qenë që nga shekulli VII një prej porteve më të rëndësishme në rrugët tregtare të Oqeanit Indian", theksoi agjencia e OKB-së në një komunikatë.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore vendosi të pranojë mendimin e ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve). Kjo organizatë këshilluese propozonte se marrja nën mbrojtje e qytetit historik të Xhedahut ishte vonuar shumë, pasi një pjesë e madhe e saj ishte zhdukur gjatë 50 viteve të fundit.
Të 21 anëtarët e Komitetit vendosën gjithashtu të shpallin trashëgimi botërore uzinën "Van Nelle", një nga mrekullitë e arkitekturës industriale të shekullit të XX, të realizuar në vitet '20 përgjatë një kanali në Roterdam, si dhe tjerrja e mëndafshit e "Tomioka"-s e krijuar në vitin 1872 në Gunma, në veriperëndim të Tokios, dëshmon hyrjen e Japonisë në botën moderne të industrializuar./
/G.S/ a.jor.
/Shqiptarja.com