KATAR- Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një qendër të madhe tregëtare në Katar në kryeqytetin Doha ka shkaktuar të paktën 19 viktima nga të cilët 13 ishin fëmijë.
Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e zjarrit. 17 vetë kanë mbetur të plagosur nga zjarri
Mes viktimave janë dhe 4 mësues si dhe dy punonjës zjarrfikës që mbërritën në vendgjarje për të shuar flakët.
Qendra tregëtare Villagio e ngritur në 2006 është nga më të njohurat në këtë shtet të vogël të gjrit. Brenda saj ka hotele, kinema dhe park lojërash për fëmijë.
(ns/shqiptarja.com)