Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari, deklaroi se sulmet e fundit të Izraelit në Gaza, të cilat çuan në "rënien dëshmorë të më shumë se 30 personave", ishin "një përpjekje për të përshkallëzuar situatën dhe për të penguar zbatimin" e një plani paqeje.
"Është e qartë për komunitetin ndërkombëtar se kush po pengon zbatimin e marrëveshjes", tha al-Ansari. "Përgjegjësia e plotë bie mbi palën izraelite", shtoi ai.
Duke folur për pushtimin izraelit të Gazës, ai u shpreh: "Ne mendojmë se Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret që mban të pushtuara, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Ky pushtim nuk mund të justifikohet nga asnjë situatë aktuale apo e kaluar e sigurisë."
Lajmi kryesor:
Rebelët Houthi godasin sërish Arabinë Saudite, NYT: Irani dhe Omani pranë marrëveshjes për Hormuzin! Trump: Teherani po negocion, ky është shansi i fundit!









