Katari ka paralajmëruar se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmit iranian ndaj impiantit të gazit në Ras Laffan.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Katarit theksoi se vendi “rezervon të drejtën për t’u përgjigjur, në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën për vetëmbrojtje të garantuar nga e drejta ndërkombëtare”. Autoritetet në Doha nënvizuan se nuk do të hezitojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve dhe banorëve në territorin e tyre.

Ndërkohë, Katari ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve iranianë pas sulmit. Ministria e Jashtme bëri të ditur se ambasadori i Iranit në Doha është informuar se atasheu ushtarak dhe ai i sigurisë, së bashku me personelin përkatës, janë shpallur “persona non grata” dhe duhet të largohen nga vendi brenda një afati maksimal prej 24 orësh.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Presidenti iranian: Sulmet ndaj objekteve tona energjetike kanë pasoja të pakontrollueshme! Teherani godet me raketa rafinerinë më të madhe të gazit në Katar