Katari ndihma pas tërmetit, Veliaj: Çdo shtëpi do të rindërtohet dhe njerëzit do të kenë ndihmën e nevojshme (FOTO)

Katari ndihma pas tërmetit, Veliaj: Çdo shtëpi do të rindërtohet dhe njerëzit do të kenë ndihmën e nevojshme (FOTO)

Ndihmat nga Katari

Tirana ka nisur rimëkëmbjen dhe rikthimin në normalitet për të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Shteti i Katarit iu përgjigj menjëherë thirrjes së Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet ambasadës ka kontribuar me disa kamiona me ndihma, duke treguar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri morën pjesë në dorëzimin e ndihmave në magazinat e rezervave të emergjencave të Tiranës.

 “Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kalimit të momentit të parë të emergjencës që krijoi tërmeti, ndihmat janë të nevojshme, sidomos për ato familjet që kanë ngelur pa shtëpi dhe janë strehuar tek të afërmit apo ata që jetojnë nëpër çadra.

 “Sot kemi dhjetra krevatë e shtretër, dhjetra batanije, paketa ushqimore, për qindra familje në gjithë territorin e Tiranës rurale, aty ku kanë qenë edhe dëmtimet më të mëdha dhe kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me shpërndarjen e ndihmave që ka siguruar populli i Katarit, tek të gjitha familjet që janë prekur, për të menaxhuar situatën deri në ndërtimin e shtëpive të reja. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme", është shprehur Veliaj.

Ambasadori i Katarit në vendin tonë, Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit katarian me situatën që shkaktoi tërmeti.

Jemi sot këtu për të shprehur solidaritetin tonë me popullin shqiptar, pas tërmeteve të fundit. Jam krenar që populli katarian i gjendet pranë sot vëllezërve të tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti. Dua të përmend këtu edhe rolin e “Katar Charity” për reagimin e shpejtë në ndihmë të familjeve të prekura dhe mbështetjen e menjëhershme e të pakursyer në kohë vështirësie", tha ambasadori i Katarit.

Ai ka shtuar gjithashtu se në çdo rast do të ketë bashkëpunim dhe ndihmë mes dy vendeve.

Ora 14:05
Katari ndihma pas tërmetit, Veliaj: Çdo shtëpi do të rindërtohet dhe çdo njeri do të ketë ndihmën e nevojshme
1/4
Ndihmat nga Katari
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

    AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!