Rritet në çdo ditë e më tepër bilanci dramatik i viktimave nga termeti i ndodhur më datë 25 prill në Nepal. Ka shkuar në 4.349 numri i të vdekurve dhe 7. 953 i të lënduar.
Ndërkohë rreth 1 milion persona kanë mbetur të pastrehë, ndër ta shumë fëmijë të cilët kanë nevojë për ndihmë. Megjithatë kryeministri i Nepalit është shprehur se numri i viktimave mund të arrijë në 10.000 në ditët në vijim.
Gjithashtu mësohet se qeveria ka identifikuar 9 distriktet më të goditura më tepër për numrin e viktimave duke përmendur këtu Sindhupalchowk, Kathmandu, Nuwakot, Dhading, Bhaktapur, Gorkha, Kavre, Lalitpur e Rasuwa.
Për dhënien e ndihmave janë dhënë në dispozicion 13 helikopterë, midis të cilëve tre të ardhur nga India, të cilët janë të zënë me transportimin e të plagosurve në spitalet e Kathmandu. Megjithatë kryeministri i vendit është shprehur se me të gjithë masat e marra sërish nuk kanë mundësi të përballojnë të gjithë këtë situatë emergjente.
/Shqiptarja.com

FOTO