Qeveria shqiptare 100 mijë euro donacion për Greqinë, Rama: Jemi pranë në këto orë tragjike (Vendimi)

TIRANE-Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim për t’i akorduar Greqisë 100 mijë euro si ndihmë pas katastrofës që po kalon nga zjarret e tre ditëve të fundit. Sipas vendimit të qeverisë, ndihma i jepet Athinës për të lehtësuar dëmet nga zjarret. Vendimi është dhënë në mbledhjen e fundit, ndërkohë që edhe Rama ka reaguar për tragjedinë. 

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në Facebook, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për kryeministrin grek Aleksis Tsipras. Rama ka shprehur mbështetjen e tij për popullin grek në këto orë të vështira.

Shqipëria ndjehet veçanërisht pranë Greqisë fqinje në këto orë tragjike për ata që humbën të dashurit e tyre dhe po përballen me pasojat e dhimbshme të një zjarri të tërbuar! Qeveria Shqiptare sapo aprovoi një donacion në shenjë solidariteti me vëllezërit e motrat tona.

Edi Rama, kryeministër


Në tre ditët e fundit flakët kanë lënë pas një katastrofë, pasi mbi 80 persona zyrtarisht kanë humbur jetën, ndërsa mbi 100 janë të zhdukur dhe 200 të plagosur. Mijëra shtëpi janë djegur dhe shkatërruar nga flakët që përpinë periferinë e Athinës prej ditës së hënë.

Mes viktima zyrtarisht është edhe një shqiptare, por dyshohet se numri është tre, pasi dy të tjera janë shpallur të zhdukura. Ndërkohë që emigranti Mondi Sinaj në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh sot se një familje nga Saranda është zhdukur bashkë me një të ri nga Tepelena.


Vendimi i qeverise shqiptare per Greqine

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dean: 26/07/2018 01:37

    Po ne skemi nji zjarrfikse te hajrit me ato 100 mij euro kishe bler dy zjarrfikse shpetoje ndonje jet ktu ne na ruan zoti se po te bier zjarr jo 80 po 8000 vdesin

    Përgjigju
  • Xhemali: 26/07/2018 00:23

    Nje hajdutllik qeverie Me letra kap VLEREN 2. - 3 miljon euro RMa dhuron 100000 euro per te fshihet mender b....n

    Përgjigju
  • Landi: 25/07/2018 17:20

    Shtet leshi , Po pse pak I kemi ndihmu falju detin falju Qamrin falju tok per varreza tashi edhe lek,Po mujtet me ju dhan edhe

    Përgjigju
  • Toni Tirana: 25/07/2018 13:50

    Vendim shume i drejte dhe kemi treguar politike te fqinjesise te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë