Brigjet e Adriatikut, pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin janë mbuluar nga një sasi e madhe mbetjesh urbane, si plastike, metal, mbetjeve të tjera.
Më të prekura janë plazhet e Divjakës dhe zona e Vilë-Boshtovës.
Sipas ekspertëve, kjo ndotje është rezultat i akumulimit shumëvjeçar të mbetjeve përgjatë gjithë rrjedhës së Shkumbinit, që nga Përrenjasi, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Peqini e deri në Rrogozhinë.
Në ditë me reshje të gjitha mbetjet që sjell Shkumbini të gjitha mbetjet përfundojnë në det, më pas si pasojë e baticave e zbaticave ato rikthehen në rërë.
Peshkatarët vendas, që frekuentojnë zonën prej dekadash, thonë se kjo është situata më e rëndë që kanë parë ndonjëherë.
Gjendja është po aq shqetësuese edhe në Divjakë, ku mbeturinat përzihen me leshterik, duke krijuar shtresa që arrijnë deri në 1.5 metra.
Shkëlqim Bylykbashi, kreu i shoqatës “Horizont EU”, dhe Altin Hila, drejtues i “Monark”, theksojnë se masat duhet të nisin nga burimi i ndotjes, për të shmangur përsëritjen e fenomeneve të tilla.
Pak ditë më parë, ndotje e ngjashme u konstatua në veri në plazhin e Velipojës dhe në plazhin e Kune–Vainit në Lezhë, duke ngritur alarmin për një problematikë përgjatë gjithë vijës bregdetare të Adriatikut.
Komente









