Qyteza e Niscemit në Siccili të Italisë po përballet me një katastrofë të vërtetë: rrëshqitje dhe shembje masive të tokës, që kanë izoluar banorët në një ishull artificial.
Për pasojë janë evakuar 1,060 persone.
Shkëputja e tokës i ka nxjerrë shumë prej shtëpive jashtë përdorimi. Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë rrugë të çara në gjysmë e shtëpi të tëra të mbetura pezull gati në rënie si pasojë e shkëputjes masive të tokës.
Qyteti është aktualisht i arritshëm vetëm në një drejtim ndërsa niveli i rrëshqitjes së tokës ka arritur në 25 metra.
Komente









