Aktorja e njohur Kate Hudson mbrëmjen e djeshme na ka surprizuar të gjithëve. Përmes një videoje në Instagram ajo ka treguar publikisht se do të bëhet nënë. Ajo ka gjetur një mënyrë tepër të këndshme pë të dhënë lajmin. Kate ka organizuar një festë me miqtë e saj dhe tepër e entuziazmuar tregoi se do të bëhet nënë e një vogëlusheje.
Surprizë!! Nëse keni menduar se përse kam munguar për shumë kohë në faqet e mia në median sociale, ka ndodhur sepse nuk kam qenë kurrë më sëmurë! Ka qenë tremujori më i keq nga gjithë fëmijët e mi. Jemi munduar ta mbajmë private sa kemi mundur këtë shtatzëni dhe për sa gjatë kemi mundur por tashmë është koha! Është shumë sfiduese të fshihesh dhe më besoni të fshihesh është edhe më shumë lodhëse sesa ta tregosh! Fëmijët e mi, Danny, unë dhe gjithë familja jonë jemi shumë të gëzuar! Një vajzë e vogël është duke ardhur.
Kate Hudson