Kate Middleton “tradhton” britanikët

Kate Middleton “tradhton” britanikët
Nëse vesh një palë çizme franceze “Le Chameau” dhe je britanik, a mund të quhet një tradhëti ndaj kombit? Për anglezët po! Pasi është shfaqur me një pale çizme “mada in France”, dukesha Kate Middleton ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Britainë e Madhe. “Dukesha e bukur guxoi të veshë çizme shiu franceze, duke fyer britanikët”-shkruajnë mediat. E nëse e gjithë kjo mund të quhet tradhëti, imagjinoni me çfarë frike duhet të hapë dollapin Kate çdo mengjes duke menduar që veshjet e saj të jenë dosmodoshmërisht të prodhuara nga anglezët. E gjithë kjo zhurmë sipas mediat vjen pasi Kate ka thyer rregullat protokollare, ku si duket përfshihet edhe modeli i çizmeve. Sipas Daily Telegraph, edhe pse Kate ka veshur një palë çizme që kushtojnë rreth 360 euro, kjo nuk ka rëndësi, problem është që ato janë franceze. E habitshme, të mendosh që me të njëjtat çizme ishte veshur edhe princ Harry, por kritikat fatkeqësisht janë drejtuar vetëm ndaj dukeshës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza