Një mbretëreshë e ardhshme e di shumë mirë sesi mund të përballojë krizën ekonomike. Kate Middleton zgjedh të jetë mondane pa shpenzuar shumë. Për të shoqëruar bashkëshortin, princin William në koncertin e bamirësisë të Gary Barlow në Royal Albert Hall, Kate kishte veshur një fustan të shkurtër me motive lulesh i cili kushtonte vetëm 69 euro, sikur “gjaku i saj të ishte ujë”. Middleton vazhdon të ndihet një grua si gjithë të tjerat, prandaj nuk ka menduar gjatë. Por për të shlyer “gabimin” kishte veshur një xhaketë Ralph Lauren, e cila padyshim që do të ketë kushtuar një dreq e gjysmë. Në këtë mënyrë ajo ka konfirmuar se mund të vishesh bukur, duke shpenzuar pak.
/Shqiptarja.com








