Tatuazhi i Kate Moss mund të vlejë miliona dollarë, por jo për shkak të saj.

Modelja ka rrëfyer se tatuazhi me dy zogj të vegjël që ajo ka në pjesën e poshtme të shpinës është realizuar nga artisti i njohur Lucien Freud, i cili ka ndërruar jetë.

“Ai më tha se kur ishte marins, pra kur ishte 19 vjeç u bëri të gjithë marinarëve tatuazhe dhe unë thashë: ‘Oh Zot, kjo është e mrekullueshme’.

kate moss

Më pas ai më tha se mund të më bënte dhe mua një të tillë. Kështu i kërkova dy zogj dhe më tregoi fletoren e tij duke thënë se kishte bërë të tilla”,-është shprehur Moss.

Gjithashtu modelja ka thënë se vlera e këtij tatuazhi rritet edhe më shumë me vdekjen e artistit duke qenë i vetmi tatu i mbetur prej tij.

(xh.k/shqiptarja.com)