Kate Moss jo vetëm modele, tashmë dhe aktore

Kate Moss jo vetëm modele, tashmë dhe aktore
Mesa duket modelet kanë dëshirë të eksperimenojnë edhe në fusha të ndryshme siç mund të jetë aktrimi. Kjo ka ndodhur edhe me modelen e njohur Kate Moss e cila do të jetë e ftuar speciale në serialin e famshëm britanik “Absolutely Fabulous”. Ajo do të luajë së bashku me miken e saj stilisten Stella Mçartney si dhe me modelin David Gandy. Treshja e famshme do të gjendet në mbledhje me redaktoren e modës Patsy Stone, të cilën e luan Joanna Lumley. “Ishte fantastik xhirimi me ekipin e “Ab Fab “- Jennifer dhe Joana janë argëtuese. “Sport Relief” bëjnë një punë të madhe dhe përherë jam shumë e lumtur kur mund t’i mbështesë”,-është shprehur modelja Moss. Ndërkohë që shoqja e saj Croydon ka thënë për “Daily Mail” se Kate ka qenë me të vërtet e ngazëllyer kur e ka marrë rolin pasi është një adhuruese e vërtetë e serialit.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë