Kate Moss rrit temperaturat

Kate Moss rrit temperaturat
Supermodelja Kate Moss rrit temperaturat në këtë prag Krishtlindjesh të ftohta me një set fotografik, duke u shfaqur e zhveshur në një dhomë gjumi. E shtrirë, gjysmë e zhveshur modelja injoron të ftohtin duke u shfaqur në imazhe provokuese. As martesa me rokerin Jamie Hince, nuk e kanë ndaluar atë që të rrijë në hije. Imazhet vijnë falë një bashkëpunimi që ajo ka pasur me linjën Valisere, një shoqëri franceze të brendshmesh. Pas 20 vitesh karrierë ajo refleton një imazh solid në treg, madje duket se ende është e pakonkurueshme, përpos faktit se tregu i vajzave të bukura vitet e fundit ka qenë një boom i vërtetë. Duket se asgjë më shumë sesa paraja nuk e josh modeln e famshme britanike e cila ka deklaruar për të përditshmen “The Sun”, se ka kursyer një aq shumë sivjet, sa mund të kënaqë veten dhe të afërmit e saj me dhurata të shumta në këtë fundvit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore