Bukuroshja Kate Upton ka festuar 21 vjetorin në krahët e  profesionistit të “Dancing With The Stars”,  Maksim Chmerkovskiy.

Ajo njihet për marrëdhënien e saj me reperin P.Diddy dhe më pas me lojtarin e bejsbollit Justin Verlander.

Por duket se nuk ka qenë asnjëri prej tyre në darkën romantike përkrah bukuroshes bjonde.

kate upton

Sipas “Daily Mail” Upton dhe Maksim kanë festuar në një darkë romantike në një restorant në Nju Jork.

Një burim ka thënë se ata ishin vetëm miq të mirë, por tanimë është e sigurtë që ka diçka më shumë mes tyre.

Maksim Chmerkovskiy

Çifiti është parë mjaft i afërt me njëri-tjetrin duke mbajtur duart e të lidhura në tavolinë gjatë mbrëmjes.

Si duket Kate është në një histori të re dashurie.

(b.t/shqiptarja.com)