Modelja e njohur Kate Upton është përfolur gjithmonë për pamjen dhe linjat seksi, por tashmë është duke u komentuar për jetën sentimentale.

Disa kohë më parë në mediat e huaja u diskutua për një lidhje të Upton me reperin P.Diddy ndërsa tani përflitet për të dhe kërcimtarin Maksim Chmerkovsky.

kate upton

Megjithatë këtë herë ka qenë vetë modelja e cila i ka mohuar këto zëra, duke u shprehur se midis saj dhe  Chmerkovsky ka vetëm miqësi.

“Momentalisht nuk ka asnjë mashkull në jetën time, Maxim është vetëm një mik i ngushtë.

kate upton

Mediat janë duke u marrë më tepër seç duhet me jetën time private, janë duke më lidhur  me njerëz të ndryshëm.

Nëse do të jem në një lidhje me dikë, nuk kam arsye ta fsheh, do të dal publikisht”, -është shprehur Upton.

kate upton

Ndërkohë edhe kërcimtari Maksim Chmerkovsky i ka mohuar këto zëra duke theksuar se është aktualisht në një lidhje me dikë tjetër.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)