Aktorja e njohur Kate Winslet mësohet të jetë martuar në fshehtësi në një ceremoni private.

Ky lajm është konfirmuar nga revista “People”, në të cilën shkruhet se aktorja e “Titanic” ka shfrytëzuar këto moment ku ka qenë larg syve të medias për të kurorëzuar lidhjen e saj me Ned Rocknroll.

Sipas revistës ka qenë vetë zëdhënësi i aktores që e ka pohuar këtë fakt.

“Unë mund të konfirmoj se Kate Winslet është martuar me Ned Rock’nRoll në New York gjatë këtij muaji në një ceremoni private ku morën pjesë dy fëmijët e saj dhe disa miq e familjarë,”-është shprehur zëdhënësi.

Kjo është martesa e tretë për aktoren e njohur hollivudiane.

(xh.k/shqiptarja.com)