Kategoria e I, Sopoti fiton në Peqin
por dhunohen në spital nga tifozët

Kategoria e I, Sopoti fiton në Peqin<br />por dhunohen në spital nga tifozët
PEQIN - Tifozët vendas të Shkumbinit, nuk e kanë honepsur dot humbjen brenda fushe në ndeshjen Shkumbini-Sopoti me rezultat 1-2 e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Parë.
 
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Gentjan Stojku dhe zv/trajneri Elton Ceno të ekipit të Sopotit të Librazhdit janë goditur nga tifozët vendas.

Trajneri Stojku dhe zv/trajneri Ceno kishin shkuar në Spitalin e Peqinit për të parë gjendjen shëndetësore të drejtorit teknik të Sopotit, Nesti Binishti, i cili nuk ishte njerë mirë gjatë ndeshjes. Në këtë moment një grup tifozësh i kanë rrethuar dhe goditur me çfarë të mundin 2 trajnerët e Sopotit.

Spitali peqin
(Në foto: Lojtarët e Sopotit para ambientëve të spitalit të Peqinit)

I kontaktuar nga Shqiptarja.com, trajneri i Sopotit është shprehur se nuk mundet dot që të flasë për shkak të goditjeve që ka marrë. “Nuk jam në gjendje që të flas, pasi jam goditur disa herë"- u shpreh Gentjan Stojku.

Pas ngjarjes kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë duke shoqëruar edhe disa nga tifozët të dhunshëm, ndërkohë që anëtarët e tjerë të ekipit të Sopotit janë marrë në mbrojtje nga blutë e Peqinit, deri në normalizimin e situatës.

Ekipi i Sopotit është një nga pretendentet e kryesore e grupit B në Kategorinë e Parë për të kaluar vitin e ardhshëm në Superiore. Librazhdasit renditen të parët  me 16 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje të luajtura, ndërsa ekipi i Shkumbinit ndodhet në vend të fundit.

ambulance ne fushe
(Në foto: Momenti i transportimit të drejtorit teknik të Sopotit, Nesti Binishti në spital)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori