Startoi sot faza e “play off”-it në Kategorinë e Parë, teksa sot u luajtën 4 ndeshje në grupin A. Në grupin B do të luhet nesër. Vëmendja këtë të shtunë përqendrohej te lufta për mbijetesë, teksa Burreli-Korabi dhe Besa-Tërbuni ishin finale të vërteta në këtë drejtim, të fituara nga skuadrat vendëse. Kastrioti, që duket i pandalshëm drejt ngjitjes në Superiore, luante sot “trenin e fundit” të lezhjanëve për në elitë, në fushën e Besëlidhjes. Barazimi pa gola shkon në favor të krutanëve. Fitore e çmuar edhe për shijakasit, ndaj Egnatias.
/Shqiptarja.com
Kastrioti është në vend të parë në grupin që lufton për t’u ngjitur në Superiore, me 23 pikë, ndjek Erzeni me 16. Ndërsa në grupin e skuadrave që luftojnë për mbiejtesë, kemi këtë situatë: Kryeson besa me 14 pikë, Burreli 13, Korabi 12, Tërbuni dhe Vllaznia B nga 10 pikë.
Besëlidhja-Kastrioti 0-0
Burreli-Korabi 2-1
Peci 21’, Mllugja 58’ / Lleshi 78’ (pen)
Besa-Tërbuni 1-0
Dikson 79’
Erzeni- Egnatia 3-1
Xhixhua 32’, Lala 47’, Troplini 66’ / Ezike 49’
Vllaznia B dhe Dinamo pushim
d.b/shqiptarja.com









