Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli raundin e tretë. Në sfidën e fundit të zhvilluar në Vlorë, Flamurtari vendas mposhti 3-0 Vorën dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes me gjashtë pikë, aq sa vorakët.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Flamurtarit, pas golit të shënuar nga Oshafi në minutën e 38-të. Pjesa e dytë foli e gjitha për vendasit, që gjetën rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera. Ememe dyfishoi shifrat në minutën e 73-të, pas një pasigurie të portierit Ruçi. Për të vulosur takimin, mendoi Pjeshka, i cili realizoi të tretin në minutën e 80-të.
Ndeshja e radhës për Flamurtarin është kundër Kukësit në transfertë, ndërsa Vora pret Valbonën.
Kategoria e Parë, raundi 3:
Kastrioti 2-1 Lushnja (Musaj 76', Qyra 84' /Xhabrahimi 54')
Valbona 1-0 Erzeni (Krasniqi 63')
Korabi 0-0 Burreli
Kukësi 1-2 Apolonia (Beshiraj 67' / Trifoni 45', Topi 89')
Pogradeci 0-2 Besa (Mazrekaj (p) 5', 55')
E enjte, 12 shtator
16:00 Flamurtari 1-0 Vora
Renditja:
Vitin tjeter jemi kampion ne Superlig
Përgjigju