Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi këtë të shtunë me raundin e 14-të, aty ku nuk munguan surprizat.
Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase u mposht 2-3 nga Kukësi. Trifoni kaloi në epërsi vendasit në minutën e 4-t, ndërsa Sadiq barazoi pas pak sekondash. Duhej dopieta e Hasaj në minutat 40-të dhe 60-të që Kukësi të mbyllte llogaritë, teksa Hebeja në fund shënoi golin e dytë për fierakët. Dy humbje radhazi për fierakët.
Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, vendasit fituan 2-0 kundër Kastriotit me golat e Kacanollit dhe Kamissoko. Fundi solli dy kartona të kuq, Meta për vendasit dhe Hodo për miqtë.
Ndërkohë Burreli dhe Korabi u ndanë 0-0, ndërsa Erzeni dhe Valbona barazuan 1-1. Kjo javë e Kategorisë së Parë mbyllet të hënën me ndeshjet Besa - Pogradeci dhe Vora - Flamurtari.
Kategoria e Parë, java 14-të:
E shtunë, 30 nëntor 2024
Apolonia 2-3 Kukësi
Burreli 0-0 Korabi
Erzeni 1-1 Valbona
Lushnja 2-0 Kastrioti
E hënë, 02 dhjetor 2024
13:30 Besa - Pogradeci
13:30 Vora - Flamurtari
Renditja: