Akademia e Futbollit Elbasani fitoi 3-2 kundër Vorës për javën e dytë në Kategorinë e Parë. Në "Elbasan Arena" ndeshja ishte spektakolare, teksa u shënuan pesë gola, u akorduan tre penallti dhe u dhanë dy kartona të kuq, ndërsa goli i fitores te vendasit u shënua në minutën e 100-të. Arbitri Juxhin Xhaja nuk kishte një punë të lehtë, me një ndeshje që kishte aromë elitë.
Përballja nisi mirë për miqtë, me Qardakun që në minutën e nëntë kaloi Vorën në avantazh. Duhej minuta e 35 që Telushi të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë, Lleshi kaloi në avantazh Elbasanin, duke çuar peshë tifozët e shumtë në stadium.
Pjesa e dytë nisi mirë për miqtë e Artan Mërgjyshit, me Qardakun që shënoi dopietë, këtë herë nga penalltia në të 62 minutë. Me rezultatin 2-2 dhe me raste të shumta, u duk se skuadrat do ndanin pikët.
Duhej minuta e 100-të që Karakaçi nga penalltia të shënonte golin e fitores te Elbasani, me djemtë e Nevil Dedes që marrin tri pikët e para në këtë edicion të Kategorisë së Parë. Për t'u përmendur edhe dy kartonat e kuq, Rami te vendasit dhe Xhemalaj te Vora.
Pas javës së dytë në Kategorinë e Parë, Apolonia dhe Bylis me gjashtë pikë ndajnë kreun, ndërsa Elbasani dhe Tomori me katër pikë vijojnë renditjen. Vora dhe Besa kanë nga tre pikë, ndërsa në fund Lushnja që pas dy ndeshjeve nuk ka asnjë pikë.
VIDEO:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
14%
-
Jo
77.6%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 1752
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veri-Jug/ Nga vreshtat te bagëtia, nis sezoni i punëve në fshatin Polis të Librazhdit
5 Prill, 14:07
-
Përrenjas/ Blegtori që ka 60 krerë lopë e viça tregon vështirësitë që has: Kostoja është rritur prej naftës, tregu s’është i sigurt
5 Prill, 13:58
-
Superliga/ Vllaznia fiton kundër Partizanit dhe shkëputet në krye, Dinamo përmbys 4-1 AF Elbasanin mes tensionit! Egnatia mposht Bylisin
4 Prill, 22:32
-
Një nga Ne/ La veterinarinë për pemëtarinë, Shyqyri Hysa sjell feijoan dhe hurmën spanjolle në Gjergjan: Kam 34 vite, e dashuroj këtë punë
4 Prill, 14:29
-
Kupa e Shqipërisë/ Më 8 prill luhen ndeshjet e para gjysmëfinale
4 Prill, 14:05
-
Shisnin kanabis e kokainë, arrestohen në flagrancë 2 persona! Njëri me precedent penal në fushën e narkotikëve
4 Prill, 12:20
-
Me emër dhe mbiemër, FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë të 16 tifozëve! Disiplina i rikthen dy trajnerët Egnatias
4 Prill, 09:53
-
Superliga/ Penallti e dyshimtë dhe polemika në shtesë, Flamurtari e KF Tirana barazojnë 1-1! Sot në program tre ndeshje, grushte në Shkodër
4 Prill, 08:51
-
Jakin Marena: Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime
3 Prill, 19:54
-
PS nis fushatën për vendoret, në PD ‘stinë’ protestash! Berisha: Largojmë Ramën dhe demokratët që e mbështesin
3 Prill, 16:26
-
Parku 'Dua të luaj' në Elbasan drejt përfundimit, Rama: Hapësirë e re moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve
2 Prill, 13:29
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27