Kategoria Superiore, Kukësi
pengesa e Skënderbeut drejt titullit

Kategoria Superiore, Kukësi<br />pengesa e Skënderbeut drejt titullit
Në stadiumin e qytetit të Kukësit “Zeqir Ymeri” luhet sot supersfida e javës së 29-të në Kategorinë Superiore. Kukësi-Skënderbeu është dueli që ka prodhuar më shumë emocione dhe spektakël gjatë 3 sezoneve të fundit në futbollin shqiptar dhe i tillë pritet të jetë edhe këtë herë. Është i bindur për këtë trajneri i verilindorëve Klodian Duro, edhe pse në këto sezon nënkampionët nuk kanë arritur të ruajnë dot hapin e kampionëve. Në një sfidë kaq të fortë mes dy skuadrash me shumë cilësi brenda mund të jetë i pranueshëm edhe një barazim, por Duro as që e mendon një rezultat të tillë pasi Kukësi i tij do të hyjë në fushë vetëm për fitore.

“Kukësi dhe Skënderbeu kanë rivalizuar në këto vitet e fundit midis tyre, dhe unë mendoj që e tillë do të jetë edhe kjo ndeshje sepse Skënderbeu luan për objektivat e veta por sigurisht edhe ne luajmë për objektivin tonë i cili është arritja sa më shpejtë e kualifikimit për në Kupat e Europës. Ne realisht luajmë për objektivat tona dhe objektivi ynë kryesor në këtë ndeshje është fitorja, ashtu sic do të jetë edhe në të gjitha ndeshjet pasardhëse, sepse për të arritur atje ku dëshirojmë ne nuk shohim kë kundërshtar kemi përballë. Duhet të arrimë sa më shpejtë kualifikimin në Kupat e Europës dhe për këtë duhet të japim maksimumin në cdo ndeshje”, tha Klodian Duro.

Trajneri i Kukësit për këtë ndeshje nuk ka ndonjë mungesë serioze. Kjo nuk mund të thuhet për krahun tjetër, përkundrazi. Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, do të duhet të bëjë pa sulmuesin e tij kryezor Hamdi Salihin, i cili është i dëmtuar dhe mesfushorit Nimaga. Atmosfera përpara kësaj sfide është shoqëruar edhe nga deklarata në distancë mes dy presidentëve. Safet Gjici ka premtuar se skuadra e tij do ta ndalojë ecurinë pozitive të kampionëve, ndërsa Ardjan Takaj ka besim te aftësitë e skuadrës së tij.

Flamurtari-Partizani
Kanë objektiva krejtësisht të kundërt, por në 3 përballjet direkte të këtij sezoni, Flamurtari dhe Partizani kanë luftuar si të barabartë mes tyre. Në Vlorë mbrëmjen e kësaj të Diele do të vihet në skenë një tjetër duel mes vlonjatëve dhe të Kuqëve, një sfidë që vlen shumë për të dyja këto skuadra pasi Flamurtari ka nevojë për pikë për të siguruar sa më shpejtë mbijetesën ndërsa për Partizanin misioni titull kalon pikërisht nga Vlora.

Nëse Flamurtari pritet ta ketë të plotë grupin e futbollistëve për duelin me të kuqtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Partizanin. Te Partizani përvec Mazrekajt të dëmtuar, mungesa të sigurta janë edhe ato të Asion Dajës dhe Labinot Ibrahimit që janë të skualifikuar ndërsa në dyshim të madh është edhe sulmuesi serb Stevan Racic.

Fitojnë Teuta e Bylis
Ka startuar me dy ndeshjet e para, Vllaznia-Teuta dhe Tërbuni-Bylis, java e 29 e Superligës. Në ndeshjen e luajtur në Shkodër, skuadra e Teutës ka fituar 0-2 duke shfrytëzuar mjaft mirë rrezikshmërinë me kundërsulme. Goli i parë u shënua në 17’ nga Musta, ndërkohë që në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Magani gjeti golin e dytë pikërisht me djalin e trajnerit, Artur Maganin. Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 48 pikëve, aq sa edhe Kukësi. Ndërkohë, sa i përket duelit të mbijetesës mes Tërbunit dhe Bylisit, skuadra ballshiote ka arritur ta fitojë minimalisht atë, 0-1, falë golit të Bilalit në minutën e 21-të
 
 
Rezultatet / Java e 29-të
Dje
Vllaznia  - Teuta         0 - 2
Tërbuni - Bylis            0 - 1
Sot
15:00      Kukësi - Skënderbeu
18:00      Tirana - Laçi
18:00      Flamurtari  - Partizani
 
Renditja
1    Skënderbeu 66  
2    Partizani      60  
3    Kukësi         48  
4    Teuta           48  
5    Tirana         44  
6    Laçi             31  
7    Vllaznia       29  
8    Flamurtari   24  
9    Bylis Ballsh 24  
10   Tërbuni      14  
 

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)