Kategoria Superiore, Partizani
kërkon arbitra të huaj për Kukësin

Kategoria Superiore, Partizani<br />kërkon arbitra të huaj për Kukësin
Arbitrat sërish temë dite, të premten është derbi, por Partizani mendon që tani për Kukësin dhe nuk i zë besë për sfidën që mund të vlejë titullin kampion arbitrave shqiptarë. Klubi i kuq kërkon gjyqtarë të huaj për sfidën e javës së 32-të me bashkëkryesuesit e kampionatit. Kërkesa fillestare tanimë është depozituar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe nëpërmjet saj 15 herë kampionët e mbështesin pretendimiin e tyre se për një përballje të tillë që mund të vendosë fatet e titullit, gjyqtarët të jenë nga Liga të rëndësishme euriopiane, në mënyrë që të garantojnë eksperiencë dhe profesionalizëm të nivelit maksimal.

Mbetet për tu parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të aprovojë kërkesën e të kuqve e cila vjen në një moment kur gabimet arbitrale kanë gjeneruar polemika mjaft të forta në javët e fundit, cka ka sjellë edhe pezullimin pa një afat konkret të dy prej arbitrave ndërkombëtarë që mbajnë stemën e Fifa-s, Andi Koci dhe Lorenc Jemini. Ndërkohë nga ana tjetër në klubin e Kukësit të njohur me këtë kërkesë kanë dhënë zyrtarisht një reagim mosaprovues. Te Kukësi nxjerrin si argument faktin se angazhimi i arbitrave të huaj nuk ka qenë praktikë më parë në ndeshje të zakonshme në kampionatin shqiptar pasi është realizuar vetëm në finale të Kupës së Shqipërisë ose në ndeshjen e fundit të kampionatit që merr vlerën e një finaleje. Me Kukësin që është në reagimin fillestar kundër kërkesa e të kuqve tanimë kthehet në një top të nxehtë që kalon në fushën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Partizani vijon përgatitjet për derbin

Dy ditë para derbit me Tiranën, që luhet të premten, ka dy mungesa dhe një pikëpyetje në stërvitjen e Partizanit. Kapiteni Alban Hoxha mungoi sërish në seancën përgatitore, pasi vazhdon të vuajë problemin e pësuar në dorë ndaj Teutës, ndërsa Mentor Mazrekaj ishte pranë skuadrës por jo me të në fushë, mbetet pas hekurave të talentit të tij të kristaltë, me klubin që shpjegon se vuan mbingarkesën muskulore të marrë gjatë fundjavës së kaluar. Gjithsesi nuk ka vend për alarm, pasi nga stafi mjekësor sqarojnë se të dy do të jenë të gatshëm për përballjen e të premtes me Tiranën. Natyrisht me fanellën e titullarit kapiteni i padiskutueshëm në portën e kuqe, ndërsa për Mazrekajn vendimi i fundit i takon Starovës. Për pjesën tjetër ku është rikthyer edhe Ekuban pas pushimit që ju lejua të martën, ushtrime force, manovra shpejtësie, goditje drejt portës dhe taktikë.

Tirana e plotë në stërvitje

Tirana pa mungesa dhe e karikuar në prag të derbit. Përveç Muçës dhe Domgjonit të cilët me shumë mundësi e kanë mbylur sezonin, skuadra bardheblu zbriti e plotë në kompleksin stërvitor për të përgatitur ndeshjen më të rëndësishme të fazës së katërt, derbin e së premtes me Partizanin. Në seancën e parafundit stërvitore ekipi zbriti në fushë rreth orës 15:30 dhe pas një ndalese të shkurtër rreth trajnerit Mirel Josa i cili ndau detyrt, lojtarët nisën punën. Fillimisht ushtrime të karakterit fizik dhe më pas zhvendosja në cirkuitin e forcës dhe shpejtësisë.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)