Kategoria superiore, Teuta fiton 
ndaj Laçit, kalon Tiranën në rënditje

Kategoria superiore, Teuta fiton <br />ndaj Laçit, kalon Tiranën në rënditje
DURRES-Skuadra durrsake e Teutës ka marrë sot një fitore me shumë vlerë, gjatë përballjen e saj me skuadrën e Laçit.
 
Durrsakët e drejtuar nga tekniku, Gugash Magani, fituan me rezultatin e pastër 2-0 në “Niko Dovana”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.
 
Skuadra e Teutës me fitoren e sotme ka kaluar në renditje Tiranën, ndërsa Laçi mbetet ende në rrezik për luftën për mbijetesë.
 
Autorët e golave për Teutën në këtë sfidë u shënuan nga Bruno Dita dhe Markoviç. Në aksionin e fundit të pjesës së parë, Dita kërceu mbi të gjithë duke realizuar me kokë pas një krosimi nga këndi, ndërsa pesë minuta para përfundimit të takimit të njëjtën gjë bëri qendërmbrojtësi Bojan Markoviç.
 
Pas kësaj fitoreje Teuta ngjitet në kuotën e 31-pikëve ndërsa Laçi mbetet në kuotën e 25-pikëve.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot