Katër aksidente janë regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak minutave. Në aksident janë përfshirë 9 makina, ndërsa vetëm një person është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/Shqiptarja.com
Shkak për aksidentet janë bërë reshjet e dendura të shiut që përfshinë Tiranën, por edhe pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës së sotme. Pas aksidenteve ka një shtim të patrullave të policisë në autostradë. Pamjet nga aksidentet në autostradën Tiranë-Durrës janë dërguar në redaksinë e Report Tv nga qytetarët.
Pamje nga aksidenti ne autostraden Tirane-Durres, një grua e lenduar lehte
d.b/shqiptarja.com










