TIRANE- Katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri kanë shfrytëzuar atmosferën e festave për të kryer një grabitje me armë zjarri në qendrën tregtare "TEG" në kryeqytet, ndërsa një i pestë i priste në automjet për t’u larguar me shpejtësi.
Ngjan si një skenë e filmave hollivudianë, por kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 17:30 të 24 dhjetorit në një dyqan argjendarie "Xhelozia" në qendrën tregtare "TEG" në periferi të Tiranës, në një kohë kur edhe numri i qytetarëve në këtë qendër ishte i madh, duke krijuar panik tek ata.
Katër grabitësit kanë hyrë si babagjyshë, duke luajtur me fëmijët në "TEG", dhe për një moment kanë nxjerrë armët dhe i janë drejtuar një argjendarie në katin e parë të qendrës tregtare, në pronësi të shtetasit A. Sh..
Njëri prej tyre ka nxjerrë një grua bashkë me një fëmijë 10 vjeç që ndodhej brenda argjendarisë dhe ka siguruar derën e saj, ndërsa tre të tjerët kanë zbrazur raftet me ora luksoze, si dhe objektet e florinjta dhe argjendta.
Një kamera amatore ka filmuar se si tre babagjyshë grabisnin brenda, ndërsa njëri ruante jashtë. Më pas ka hyrë dhe ky dhe prej argjendarisë kanë dalë tre babagjyshë me çanta të mëdha në duar dhe i fundit, edhe më trupvogli, ka nxituar pa çantë në dorë.
Punonjësit e sigurisë vetëm sa kanë mbajtur klientët e shumtë të qendrës tregtare të ditëve të festave dhe në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë, duke mos rrezikuar ndonjë gjakderdhje.
Pasi morën bizhuteritë dhe një sasi të konsiderueshme lekësh grabitësit, kanë zbritur tek vendparkimi i makinës, ku i priste bashkëpunëtori dhe me automjetin tip benz me targa AA147 FY, janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Lanabregasit, duke përfituar edhe nga errësira.
Pas disa minutash, automjeti është gjetur nga policia i braktisur dhe duke u djegur, në zonën e Surrelit, ndërsa autorët dyshohet të jenë larguar në këmbë.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët, ndërsa mësohet se një orë më pas është ndaluar nga uniformat blu një person i dyshuar mbi ngjarjen.

(Në foto: Policia brenda TEG, ka rrethuar me krodron policie një nga daljet e TEG nga kanë dalë grabitësit)
NGJARJA ORE PAS ORE
ORA 21:05 (24 dhjetor) - NJË VIDEO AMATORE FILMON GRABITJEN
TCH transmetoi një video amatore (me sa duket nga filmimi), që ka filmuar çaste nga grabitja. Ajo tregon qartë se si tre babagjyshë grabisnin brenda, ndërsa njëri ruante jashtë. Më pas ka hyrë dhe ky dhe shihen qartë se si grabitësit mbushnin çantat. Më pas prej argjendarisë kanë dalë tre babagjyshë njëri pas tjetrit me çanta të mëdha sportive në duar, ndërsa i katërti dhe i fundit, edhe më trupvogli, ka nxituar pa çantë në dorë.
ORA 21:00 (24 dhjetor)- POLICIA JEP INICIALET E PRONARIT TE ARGJENDARISE SE GRABITUR
Policia e Shtetit del me një njoftim zyrtar ku jep inicialet A.SH. të pronarit të argjendarisë së grabitur në TEG dhe se është formuar një Grupi i Posaçëm Hetimor për këtë ngjarje, i cili po kryen veprimet e para hetimore dhe proceduriale.
ORA: 20:15 (24 dhjetor)- I DYSHUARI MERRET NË PYETJE NË KOMISARIATIN NUMËR 3
I ndaluari për ngjarjen po merret në pyetje në komisariatin 3 të kryeqytetit. Janë duke u shoqëruar dhe pyetur persona, që kanë dijeni për të zbardhur rrethana të ngjarjes.
ORA 19:20(24 dhjetor) - POLICIA KAP NJË TË DYSHUAR
Një orë më pas ndalohet një person i dyshuar mbi ngjarjen, i cili dyshohet se ka lidhje me makinën e përdorur nga grabitësit. Ndalimi i tij është bërë në rrugën "Don Bosko" në Tiranë.

(Në foto: Automjeti i grabitësve që u braktisë pas grabitjes dhe me pas iu vendos dhe zjarri)
ORA 17:30 (24 dhjetor)- GRABITET NJË ARGJENDARI NË TEG
Siç bën të ditur korrespondenti i "A1 Report" Arsen Rusta nga vendngjarja, mësohet se katër grabitësit nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi bizhuterish dhe një shumë të konsiderueshme parash në një argjendari në katin e dytë të qendrës tregtare, në pronësi të shtetasit A. Sh..
Ndërsa më pas kanë zbritur tek vendparkimi i makinës, ku i priste bashkëpunëtori i tyre i pestë. Me automjetin tip benz me targa AA147 FY, grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të Lanabregasit, duke përfituar edhe nga errësira.

Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje, të shitëses dhe rojeve private.

(Në foto: Argjendaria e grabitur)
Siç bëri të ditur një njoftim i policisë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe oficerë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Për vetë impaktin që kishte ngjarja, në qendrën tregtare kanë shkuar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Uniformat blu janë njoftuar nga policia private e “TEG”, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes përmes kamerave të sigurisë së qendrës dhe për kapjen e tyre.
Pas gjetjes së automjetit të braktisur, kërkimet vijojnë në zonën e Surrelit dhe të Dajtit.

(Në foto: Rruga rreth 10 kilometra e vijëzuar me lejla që kanë përshkruar autorët nga qendra tregtare TEG deri në Surrel ku më pas kanë djegur automjetin e tyre)
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën e Dajtit pranë vendit ku u gjet automjeti dhe janë vënë në ndjekje të autorëve duke përdorur edhe qentë e gjurmimit.
Policia ka parë edhe pamjet filmike, por kapuçët, mjekrra dhe dorashkat e babagjyshëve i kanë ruajtur mirë nga identifikimi autorët.
Sipas dëshmitarëve ata janë dëgjuar teksa shanin dhe shtynin klientët për të hapur rrugën dhe dalë nga qendra tregtare të flisnin me theks verior, ndërsa ishin me trup të rregullt dhe gjatë mbi 178 centimetra.
Policia shoqëroi disa persona për t’i marrë në pyetje për ngjarjen, përfshirë edhe pronarin e mjetit që u gjet i djegur, por pa dhënë detaje rreth dëshmive dhe hetimeve të mëtejshme.
Redaksia Online
(e.s/mag/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com