Katër ditë para zgjedhjeve të
pjesshme, Kavaja në qetësi të plotë

Katër ditë para zgjedhjeve të<br />pjesshme, Kavaja në qetësi të plotë
Pas 4 ditësh,me datën 7 maj qytetarët e Kavajës janë thirrur për të votuar kryetarin e ri të bashkisë  së këtij qyteti, pas shkarkimit te Elvis Rroshit.

Edhe pse ka ditë që fushata zgjedhore ka nisur, atmosfera në qytet është e qetë dhe nuk ndjehen ethet e zakonshme të fushatave kur ato mbërrijnë në finish. Kjo për shkak se opozita  nuk ka paraqitur kandidaturë në këto zgjedhje. Madje PD ka njoftuar një protestë kombëtare ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Kadidati i PS: Kavaja s'bëhet pjesë e lojërave të politikës 
Kandidati i PS Klodian Shehi ka organizuar takime me banorët e bashkisë Kavajë si në qytet dhe në njësitë administrative që mbulon kjo bashki. Ka bërë të njohura projektet që do të realizohen në 2 vitet e ardhëshme. Ndërsa nga opozita në Kavajë nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Sipas kandidatit të PS Shehi,Kavaja është e qetë dhe e tillë do të jetë edhe ditën e votimit.
 
“Kavaja nuk do të bëhet pjesë e lojërave politike, ajo do të ushtrojë të drejtën e votimit,të drejtën për të zgjedhur kandidatin e saj, Kavaja nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një problem siç duan ta bëjnë. Presim që kryebashkiaku të marrë detyrën dhe të nisë nga puna, të përfundojë projektet dhe pse jo të bëjë projekte të reja që i nevojiten këtij qyteti”, shprehet për Report Tv Shehi.
 

Ndërkohë qytetarët e Kavajës shprehen se do të shkojnë të votojnë dhe nuk ndjejnë frikë nga protesta e opozitës e njoftuar se do të nisë të dielën në orën 11.00.
 
“Ne do të respektojnë virtytin që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që me datën 7 maj do të zhvillohen në Kavajë dhe ne do të shkojmë familjarisht të votojmë. Protesta ka punën e saj, është e drejta e saj, dhe ne do të shohim punën tonë”
 
“Kam përshtypjen që do të jetë një votim paqësor, ashtu siç janë dhe qytetarët e Kavajës, ku pavarësisht bindjeve politike jemi të gjithë miq, vëllezër dhe ndërhyrja e politikës nuk bën mirë që ndërhyn këty tek ne”
 
“Jemi të gjithë vëllezër, të gjithë do të shkojmë të votojmë pa më të voglin ndroje dhe pa fikë”
 
“Unë jam demokrat por mbështes PS për një arsye të thjesht që në kaq pak vite ata kanë bërë shumë gjëra në Kavajë”
, shprehen qytetarët.
 
Ndërkohë në kampin blu dyert e selisë ishin të mbyllura dhe drejtuesit e PD lokale thuhej se ishin në Tiranë për të ndjekur nga afër takimin që kreu i tyre pati me kryeministrin Edi Rama për zgjidhjen e ngërçit politik.  


​“Jo bllokim të votimit”, FNSH e Antiterrori zbresin në Kavajë
Ndërkohë Oficerë të policisë në Kavajë, oficerë operacionalë nga Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe oficerët e anti-terrorit do të angazhohen ditën e Dielë për të shmangur çdo incident.

Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se prej ditës së mërkurë forcat operacionale ndodhen në Kavajë për të zbatuar planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit.

Është lënë porosi që patrullat e policisë do të jenë me nga 3-4 efektivë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Zjarri përhapet drejt Athinës, mijëra banorë evakuohen nga banesat

VIDEOLAJM/ Zjarri përhapet drejt Athinës, mijëra banorë evakuohen nga banesat