Katër gola në miqësore, Elbasani befason Dinamon e Superligës

Katër gola në miqësore, Elbasani befason Dinamon e Superligës

Festa e Behiratche pas golit

Elbasani dhe Dinamo barazuan 2-2 në një ndeshje miqësore të zhvilluar këtë të premte në stadiumin "Sopoti" në Librazhd. Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, dy skuadrat prodhuan katër gola, teksa u vu re se te Blutë e Mehmetit shënuan dy qendrat e mbrojtjes.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon, që kaloi në avantazh me Behiratche në të 9 minutë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytin ishte Kasa që barazoi për Elbasanin. Vetëm një minutë më vonë, Hoxha në të 67 riktheu sërish Dinamon në avantazh, teksa Lleshi në të 88 barazoi për 2-2.

Elbasani kështu del barazim me një skuadër të Superligës, teksa verdheblutë janë skuadra që ka bërë merkaton më të mirë në Kategorinë e Parë dhe pritet të jetë skuadra që do luftojë për një vend në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ri.

Elbasani 2-2 Dinamo (Kasa 66', Lleshi 88' / Behiratche 9', Hoxha 67')

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan