Katër gola, por Marseille-Lazio mbyllet sërish pa fitues! Napoli mposht me përmbysje Legian e shqiptarëve, Conte e nis me fitore te Tottenham

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në Europa League mes Marseille-s dhe Lazio-s për herë të dytë është mbyllur pa fitues pavarësisht se në Francë u realizuan 4 gola. Në fund të 90 minutave rezultati u stampua në 2-2, por deri pak çaste nga përfundimi i ndeshjes Lazio e Strakoshës dhe Hysajt udhëhiqte 1-2. Ky barazim i dha mundësinë Besiktas të qëndronte i pari në grupin E me 8 pikë, 3 më shumë se Lazio e vendit të dytë.

Ndërkohë Napoli i Spaletti-t ka marrë 3 pikë të rëndësishme kundër Legias së Varshavës që i mundësuan kreun skuadrës italiane. Në Poloni, skuadra ku bëjnë pjesë Ernest Muçi, Jurgen Çelhaka dhe Lirim Kastrati, kaloi e para në avantazh, por deri në fund Napoli i vulosi shifrat në 1-4. Golat për të besuarit e Spaletti-t u realizuan nga Zielinski, Mertens, Lozano dhe Ounas. Sfida tjetër e këtij grupi mes Leicester dhe Spartak Moskës u mbyll me shifrat 1-1.

Conference League Roma e Jose Mourinhos nuk ka arritur të hakmerret për humbjen turpëruese 6-1 dy javë më parë kundër Bodo Glint. Në Romë verdhkuqtë nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 2-2, me miqtë që kaluan dy herë në avantazh. Ky rezultat e lë Romën në vendin e dytë dhe rrezikon jo pak për të mos e kaluar grupin. Ndërkohë Conte e ka nisur me fitore aventurën me Tottenham. ‘Spursat’ ia kanë dalë me rezultatin 3-2 kundër Vitesse, duke rifituar vendin e dytë në grup.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?