Pamjet e radhës vijnë nga Kamza në një ngjarje të ndodhur në 19 shkurt, ku katër persona të maskuar dhe të pajisur me mjete të forta thyejnë dhe vjedhin marketin e një 36-vjeçareje me iniciale E.N. Siç dallohet qartë edhe në pamje, autorët kanë mbërritur me një automjet, i cili duket të jetë i ngjashëm me atë të grabitjes së ndodhur në Lezhë mëngjesin e së shtunës.
Në këtë biznes, ata kanë tentuar të marrin një arkën e lekëve, por nuk ja kanë arritur, duke bërë që të largohen vetëm me një shumë të konsiderueshme parash. 5 ditë para kësaj ngjarjeje, më 14 shkurt, në Rrëshen u grabit një filial i postës së qytetit, ku edhe atje skema e vjedhjes është pothuajse e njëjtë.
Autorët edhe atje janë katër, të cilët në më pas se dy minuta, ata kanë thyer derën hyrëse të postës dhe kanë marrë një shumë prej rreth 7 milionë lekësh. Orët e para të mëngjesit të së shtunës, Lezha dhe Fushë-Kruja u goditën nga i njëjti grup, dhe ngjarjet kanë më pak se dy orë mes njëra tjetrës.
Në Lezhë dy persona thyejnë derën e një supërmarketi, dhe më pas edhe dy të tjerë futen në ambientet e brendshme dhe grabisin kasafortën në të cilat ndodheshin paratë e xhiros ditore. Më pas ata largohen nga një automjet, siç duket qartë edhe në pamje. Rreth orës katër të po të njëjtit mëngjes, një pikë e këmbimit valutor grabitet në Fushë-Krujë.
Skema e grabitjes edhe atje pothuajse e njëjtë. Autorët nuk arritën të marrin gjë, pasi erdhi policia dhe ata u larguan me shpejtësi. Po të shikojmë me vëmendje të gjitha videot e transmetuara nga Report Tv, mes ngjarjeve ka shumë elementë të ngjashëm. Fillimisht autorët në të katërta rastet janë të maskuar pothuajse në mënyrë të njëjtë. Edhe koha në të cilën kryehet vepra kriminale, është mesatarisht dy minuta për të gjitha rastet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










