Gjatë ditës së sotme, pjesa e sipërme e Kater i Radës, e cila do të përdoret për veprën e artit në Otranto, është vendosur mbi pllakën e betonit në një shesh të qytetit të Otrantos.
Kater i Radës i transformuar në monumentin për viktimat e detit, i ideuar nga skulptori grek Costas Varotsos, do të inaugurohet më 29 dhjetorit. “Shqiptari i Italisë” nxjerr në dritë që sipas nënkryetarit të bashkisë së Otrantos, Francesco Vetruccio, ky monument do të kushtojë 150 mijë euro, përveç kostos vjetore të mirëmbajtjes, ndaj edhe qytetarët e Otrantos nuk kanë qenë të gjithë dakord me ngritjen e tij në qytetin e tyre.
/Shqiptarja.com