Katër kompani janë në garë
për rrugën me pagesë 5 euro

Katër kompani janë në garë<br />për rrugën me pagesë 5 euro
Gjithçka është gati për garën e shpallur lidhur me vendosjen e pagesës në Rrugën e Kombit. Katër kompani kanë dorëzuar deri tani ofertat pranë ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për t’u bërë pjesë e garës së koncesionit në autostradën Milot-Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga ky dikaster bënë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhen duke nisur nga 15 shtatori.

Rruga e Kombit, sipas vendimit qeveritar, pas kësaj do të mund të kalohet vetëm duke paguar një tarifë të caktuar.

Për kompanitë e interesuara koncesionare data 23 mars ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim. Ministria do të ketë në dispozicion 180 ditë për të vlerësuar ofertat përkatëse, duke bërë parakualifikimin, për të skualifikuar ato oferta që nuk plotësojnë dokumentacionin e duhur. Deri më tani, nga drejtuesit e këtij institucioni është thënë që taksa për kalimin në këtë rrugë parashikohet të jetë rreth 5 euro. Duket se kompania e përzgjedhur do të jetë ajo që ka një ofertë rreth kësaj vlere.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh