Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim.
Hulumtimi, i kryer nga instituti Nuffield Trust, vë në pah mungesat e anesteziologëve, pediatërve dhe specialistëve të zemrës e mushkërive. Sipas studimit, rreth 37.000 mjekë nga shtetet evropiane kanë punuar në Britani më 2021.
Megjithatë, Brexiti ka ndikuar në ulje të rekrutimit të stafit mjekësor. Në një tjetër skenar, Britania do të rekrutonte rreth 41.300 mjekë evropianë, gati 4.300 më shumë sesa që ka tani.
Prej kur Britania është larguar nga blloku evropian, specialistëve u duhet vizë pune, e përcjellë nga kostot e larta dhe procedura burokratike.
Kitty Mohan nga Asociacioni i Mjekëve Britanikë i ka thënë të hënën të përditshmes britanike, Guardian, se edhe nëse më shumë britanikë studiojnë në fushën e mjekësisë, problemi me mungesa nuk do të zgjidhet shpejt, për shkak të kohës që duhet për kualifikim.
Sistemi shëndetësor në Britani konsiderohet me probleme kronike sa u përket fondeve dhe stafit. Vetëm në Angli besohet se ka mungesë të mbi 10.500 mjekëve. Britania është larguar nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit 2020, pas një referendumi kundër anëtarësisë në këtë bllok. Ajo ka qenë pjesë e bllokut evropian prej 1 janarit të vitit 1973./REL
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.7%
-
Jo
78.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 425
Lajme të tjera
-
Braverman paralajmëroi valë të re emigrantësh, avokati Hasani nga Londra: Këtë muaj në Britani mbërritën vetëm 28 emigrantë të paligjshëm shqiptarë
6 Qershor, 14:14
-
Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë këtë verë! Sondazhi i ambasadës Britanike: Gjysma e të rinjve kuksianë duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar
6 Qershor, 09:29
-
Britani: 800 mijë vende pune në industrinë e automjeteve në rrezik
5 Qershor, 09:47
-
Braverman ‘kryqëzoi’ emigrantët shqiptarë, Dua Lipa kritikon ministren britanike: Je mendjengushtë, duhet të kesh më shumë empati
4 Qershor, 14:37
-
Fluksi i emigrantëve me gomone, ministri britanik: Mijëra shqiptarë janë kthyer në atdhe, disa edhe janë arratisur! Shumica presin ende të nisen
4 Qershor, 12:44
-
Fluksi i emigrantëve në Britani, gazetari në Report Tv: S’janë problem shqiptarët, por indianët! E gjitha është propagandë politike e konservatorëve, justifikohen me ne
29 Maj, 11:50
-
Emigrantja shqiptare në Britani tregon historinë e jetës: Emigrova me gomone dhe kamion që 5 vjeçe! Refugjatët sot kanë nevojë për një dorë ndihmë
29 Maj, 09:35
-
'Home Office' sfidon trafikantët! Nis fushatën për të penguar emigrantët shqiptarë, fotografia në rrjete sociale: Nëse vini ilegalisht, do ndaloheni ose dëboheni
28 Maj, 21:13
-
200 të burgosurit shqiptarë në Britani drejt burgjeve në Shqipëri, avokat Hasani nga Londra: Jo ‘rigjykim’ vendimeve të gjykatave britanike
24 Maj, 20:31
-
Nis zbatimi i marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar, 200 shqiptarë të dënuar do të transferohen në Shqipëri brenda 2 vitesh! Britania paguan të gjitha kostot
24 Maj, 07:46
-
Britania e Madhe ashpërson politikat e migracionit: Studentët e huaj nuk do kenë të drejtën për të sjellë familjarët e tyre këtu
23 Maj, 22:02
-
Skandali i 'PartyGate' në Britani/ Johnson dërgohet në hetim pas thyerjes së rregullave të COVID-19! Zyrtarët britanikë festa në një rezidencë në provincë
23 Maj, 21:00