Katër ndeshje në klubin e Serie B, Fabio Cannavaro paraqet dorëheqjen nga stoli

Katër ndeshje në klubin e Serie B, Fabio Cannavaro paraqet dorëheqjen nga stoli

Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro paraqiti dorëheqjen nga Benevento, pas vetëm një muaji në krye të skuadrës në Serinë B të Italisë. Disfata 2-1 me Como bëri që kampioni i botës dhe fituesi i Topit të Artë të kërkonte menjëherë largimin, gjë që nuk u aprovua nga presidenti Oreste Vigorito.

Me dy barazime dhe dy humbje, Cannavaro sheh të rrëshqasë në vendin e 16 në klasifikim me vetëm nëntë pikë pas dhjetë ndeshjeve të luajtura. Kur pritej që skuadra të kishte tjetër ritëm, "shkëndija" nuk mbërriti te Benevento as me Cannavaron, teksa klubi sheh të hyjë në një tunel të errët duke pasur vetëm dy fitore këtë sezon. Larg pretendimeve për ngjitjen në elitën e futbollit italian, Cannavaro do e provojë sërish të motivojë të tijtë duke qenë se presidenca e refuzoi dorëheqjen.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?