Katër shenjat e horoskopit që kanë më shumë hobi

Katër shenjat e horoskopit që kanë më shumë hobi

Për disa njerëz, hobi i tyre nuk është gjithmonë diçka që vazhdon edhe në moshë të madhe Aktivitetet si futbolli ose teatri janë të shkëlqyera për t’i mbajtur fëmijët të angazhuar kur janë të vegjël, por ndërsa rritemi, ne priremi të kalojmë më pak kohë me mësuesit e pianos apo notit dhe më shumë kohë me miqtë tanë.

Por, duket se këto katër shenja të horoskopit janë të “zhytur” kokë e këmbë në pasione që nuk njohin moshë dhe ja pse:

Dashi

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi ka shumë energji. Kjo është arsyeja pse personat që i përkasin kësaj shenje u pëlqejnë të organizojnë kohën pas punës, ndryshe janë gati të kalojnë nga muret e shtëpisë vetëm që të ndjekin pasionet e tyre. Punimet artizanale, qeramike apo ngjitja e maleve janë aktivitetet e preferuara të tyre.

Gaforrja

Gaforret duan hobi që mund t’i bëjnë në shtëpi. Thurje, qepje, gatim ose kopshtar… Kjo shenjë është gjithmonë në kërkim të mënyrave për ta mbajtur veten të zënë pa pasur nevojë të largohet nga shtëpia, shkruan Bustle.

Ujori

Nëse njihni një Ujor, e dini se ata kanë shumë për të ofruar. Si një shenjë Ajri, janë natyrshëm krijues, inovativë dhe inteligjentë, por kanë një dëshirë të lindur edhe për të ndihmuar të tjerët. Loja e shahut apo aktivitetet vullnetare janë të preferuarat e Ujorëve që mund të angazhohen në çdo sipërmarrje që i bën të ndihen mirë.

Peshqit

Shpesh kjo shihet si shenja më kreative e horoskopit, ndaj nuk është befasi të shohësh Peshqit duke e përmbyllur këtë listë. Imagjinata rrjedh nëpër venat e Peshqve, kështu që mundësitë krijuese si piktura, poezia ose muzika janë një domosdoshmëri për këtë shenjë. Çdo gjë që prekin duart e tyre kthehet në ar, gjë që mund të shpjegojë faktin pse janë në gjendje të balancojnë disa hobi në të njëjtën kohë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Në Shqipëri do të prodhohen municione për Ukrainën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE! Boshnjaku: Japin ndihmë të madhe në pikat e kalimit kufitar

Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE! Boshnjaku: Japin ndihmë të madhe në pikat e kalimit kufitar